Përfshihet nga flakët makina tek Fresku në Tiranë, zjarrfikësja mbërrin me vonesë

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një makinë në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Mësohet se makina ka marrë flakë në pjesën e motorit dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.

NOA

Nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Po kështu raportohet se zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes.