Miratimi i paketës “antishpifje”, europarlamentari paralajmërim të fortë: Dy rreziqet e mëdha që sjell, opozita duhet…

475
Sigal

David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka bere nje paralajmerim te forte per miratimin e paketes natishpifje qe pret te marre votat ne Kuvendin e Shqiperise.

Lega, i cili eshte edhe raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar PPE, politikan i Partisë Kristiandemokrate, ne nje postim ne profilin e tij ne Twitter, thote se miratimi i kesaj pakete me ligje do te rrezikoje kryesine e OSBE qe Shqiperia mori para pak ditesh gjithashtu edhe ecurine ne procesin e integrimit ne familjen evropiane.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”, shkruan ai.

706c998f-277f-4632-b11f-185ecb2641e5