Presidenti Meta pret në takim ambasadoren e Australisë: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

184
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot Ambasadoren e re të Australisë në Shqipëri, rezidente në Romë, Margaret Eileen Twomey AM, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadores Twomey suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona në fushat me interes reciprok në planin dypalësh, si dhe forcimin e bashkëpunimit në planin shumëpalësh, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Presidenti Meta dhe Ambasadorja Twomey vlerësuan rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Australi në vendosjen e urave të bashkëpunimit mes vendeve, si dhe forcimin dhe intensifikimit më tej të marrëdhënieve, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.