Presidenti Meta përshëndet vendimin e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët ndërmjet subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi

570
Sigal

Ditën e sotme u arrit marrëveshja për formimin e një koalicioni të përbashkët ndërmjet subjekteve politike shqiptare për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit.

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe Presidenti Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit i uron suksese partive në këtë garë elektorale dhe shprehet se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit.

Ja postimi i plotë i Kreu të Shtetit:

E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.
Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.