Dr. Ina Zhupa: Veliaj po përgatit dy afera të mëdha korruptive përpara se të lëshojë zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës

455
Sigal

Zedhenesja e PD Ina Zhupa me ane te nje postimi ne facebook ka bere me dije se Kryetari i Bashkise Erion Veliaj po pergatit dy afera te medha korruptive.

Ja postimi i plote i Zhupes:

Erion Veliaj po përgatit dy afera të mëdha korruptive përpara se të lëshojë zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Afera e parë është dhënia me koncesion tek një firmë private e mbledhjes së të ardhurave nga parkimet me pagesë në Tiranë. Për të rrjepur më shumë nga lekët qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj do të vendosë disa pajisje për prerjen fizike të biletës. Ky shërbim do të paguhet ekstra nga qytetarët trk firma private që ka përzgjedhur Veliaj.

Ky është një plan i hershëm i Erion Veliajt për të zhvatur para të tjera nga xhepat e qytetarëve, plan i cili do të miratohet nesër me votat e paligjshme të Këshillit Bashkiak. ​

Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë shndërrimin e Tiranës në një qytet të pajetueshëm, ku parkimi i makinës është kthyer në nje ferr, për të cilin duhet të paguash akoma më shtrenjtë për koncesionin e Erion Veliajt.

Afera e dytë korruptive është e ngjashme me atë të Teatrit. Synon të vjedhë pronën publike për t’ia dhënë një firme private për ndërtim. Bëhet fjalë për një pronë të Bashkisë tek Policia Bashkiake, në rrugën e Kavajës, të cilën Veliaj ia ka premtuar një prej klientëve të tij. Por ky vendim nuk është në rendin e ditës së Këshillit bashkiak nesër, sepse Erion Veliaj nuk ka 38 votat që i duhen për të bërë pazar me pronën publike.

Partia Demokratike e dënon këtë politikë të neveritshme që synon grabitjen e pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interesa korruptivë të Erion Veliajt.

Vendimi i Partisë Demokratike është i pandryshueshëm! Këshilltarët tanë do të vazhdojnë të mos marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, duke mos u bërë pjesë e blerjes së votave nga Erion Veliaj për projekte që grabisin pronën publike.

Vendime të tilla korruptive, kundër interesit publik, janë një nga arsyet pse Transparency International e renditi ketë vit Shqipërinë si vendin më të korruptuar të Europës.

Vendimet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të grabitur qytetarët dhe për të pasuruar me taksat tona disa klientë privatë janë arsye e mjaftueshme që organizata më e specializuar në luftën kundër korrupsionit ta rendisë Shqipërinë 8 vende më poshtë, duke na klasifikuar si vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë.

Protesta e datës 16 Shkurt është një mundësi që çdo qytetar i Tiranës të bashkohet me ne për t’i dhënë fund modelit të neveritshëm të hajdutëve Rama-Veliaj! Së bashku të vendosim për një model të ri, që nuk është në shërbim të disa klientëve privatë të kryeministrit dhe kryebashkiakut, por në shërbim të qytetarëve dhe interesit më të mirë publik!