Presidenti Meta : Nëse do respektoja strikt ligjin, disa betime për Kushtetuesen nuk do pranoheshin

266
Sigal

Tre vjet më parë kur Ilir Meta u zgjodh president, kryeministri Rama, faktor kyç për zgjedhjen e tij, do ta specifikonte si Presidentin më  të mirë që Shqipëria mund të ketë në këto kohë.

Por që nga ajo kohë gjërat kanë ndryshuar dhe çfarë mendon kryeministri për Metën President është gjithçka përpos kësaj deklarate.

Vetë Kreu i Shtetit dha këtë analizë

Meta: Konsideratat e kryeministrit ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme në varësi edhe me momentet e tij emocionale dhe interesat e tij politike. Qëndrimet e mia kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë koherente, në besnikëri të plotë me Kushtetutën dhe me parimet e saj, edhe me interesin publik. Sa herë qeveria ka ndërmarrë nisma apo ligje që janë në respekt të Kushtetutës, në respekt të interesit publik kam vepruar menjëherë dhe kam bashkëpunuar gjithmonë pa asnjë pengesë. Përkundrazi kam qenë i hapur dhe konstruktiv.

I qetë se i ka qëndruar strikt Kushtetutës, Meta pranon se mund të ketë devijuar nga mosrespektimin strikt i ligjit kur bëhet fjalë për dekretimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gazetarja: E keni shkelur Kushetutën apo ndonjë ligj këtë vit?

Meta: Asnjëherë. Sa i takon ndonjë ligji është e diskutueshme sepse keni rastin e Gjykatës Kushtetuese të konfliktit që vajti në Venecia. Por është e sigurt se Kushtetutën Presidenti nuk e shkeli se ky ishte dhe thelbi i konfliktit sepse në Kushtetutë është e përcaktuar radha e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, President-Parlament-Gjykatë e Lartë.  Thelbi i konfliktit dhe provokimi ishte që Presidenti të shkelte këtë radhë, prandaj KED nuk i sillte Presidentit emërimin që duhet t’ja sillte në kohë. Në rast se ligjet do të ishin respektuar në mënyrë strikte disa betime të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk duheshin pranuar.

Në rast se mund të ketë ndonjë shkelje që do ta konsideroja në nivel të ligjit për Gjykatën Kushtetuese kjo ka ndodhur për arsye praktike dhe jo për vullnetin e Presidentit për ta bërë këtë, ajo që Presidentit nuk i lejohet është shkelja e Kushtetutës dhe Presidenti nuk e ka shkelur. Ju i dini përpjekjet e mia për më shumë se tre vite që mos mbetej Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese. Kemi qenë në këtë situatë, ose të respektoheshin strikt kërkesat e ligjit dhe të spostohej ky proces edhe për një vit tjetër… Nuk e kam parë si ndeshje me askënd por përpjekje për të luftuar dhe frenuar kapjen e plotë të shtetit dhe si kontribut për vendosjen e rendit kushtetues në vend i cili është tronditur seriozisht.