Verdho blen pajisje me “flamur të kuq”, tenderi prej 517 mijë euro i KESH, fituese kompania e vetme në “garë”.

204
Sigal

Tenderët e dyshimtë nuk kanë ndalur as tek Korporata Elektroenergjitike shqiptare. Në fillim të shkurtit KESH ka mbyllur kontratën për blerjen e pajisjeve dhe pjesëve rezervë për mirëmbajtjen në Hidrocentralin e Fierzës. Në prokurim janë shpenzuar 517 mijë euro dhe për të ka shfaqur interes vetëm bashkimi i operatorëve “A&E” dhe “DIVITECH”. Duke mos pasur konkurrent të tjerë në garë, KESH e ka shpallur fitues. Për më tepër që subjekti në fjalë ka kërkuar sa 99% te fondi të parashikuar dhe pajisjet do të dorëzohen brenda 12 muajve që nga nënshkrimi i kontratës. Procedura është shënuar me Flamurin e Kuq edhe nga Open Procurment me shënimin e mungesës së konkurrencës. Institucioni që drejtohet nga Ergys Verdho është akuzuar shpeshherë nga politika për prokurimet e dyshimta. Më të fundit ishin para 3 ditësh mbi garën për blerje energjie afatgjatë për 3 deri në 5 vite, me çmim fiks në një kohë kur çmimi në bursë është tejet e luhatshme dhe prodhimi vendas është përmirësuar. Ndërkohë që flitet se energjia blihet me 270 euro dhe shitet me 50 euro, ‘drejtësia e re’ mbyll sytë para këtij krimi kombëtar