Platforma e negociatave me BE ekziston, AKSHI hedh 1.2 mld. lekë për një të re

405
Sigal

Korrupsioni, amnistia fiskale, pasaportat “e arta”, po u kushtojnë shqiptarëve pranimin në BE. Sikur të mos mjaftonin këto, taksapaguesit po vidhen hapur edhe nën hundën e europianëve. Falë AKSHI-t do paguajnë edhe 1.2 miliardë lekë për platformën online të zyrës së Kryenegociatorit dhe ministrit të integrimit për hartim dokumentash, që egziston që prej 8 vitesh. Ja skandali

Negociatat e anëtarësimit në BE mund të jenë shumë të kushtueshme. Sipas llogarive të AKSHI-t, vetëm platforma online e zyrës së Kryenegociatorit do të marrë 1.2 miliardë lekë.

 Gijotina/ Negociatat e anëtarësimit në BE mund të jenë shumë të kushtueshme. Sipas llogarive të drejtores së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, vetëm platforma online e zyrës së Kryenegociatorit do të marrë 1.2 miliardë lekë. Ndërkombëtarët kanë vendosur disa kushte që qeveria shqiptare duhet t’i plotësojë, mes tyre eliminimin e korrupsionit. Por, institucionet tona si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vepron vetëm përmes abuzimeve me buxhetin e shtetit. Mirlinda Karçanaj është një nga ato që drejton një institucion mjaft të rëndësishëm dhe nuk ka bërë asnjë investim që do të ndikonte në anëtarësimin tonë në BE. Të dhënat e shtetasve shqiptarë janë të pasigurta, ndërsa qindra miliarda lekë kanë shkuar në tenderë për projekte pa asnjë rezultat. Në agjencinë e Mirlindës po vidhen hapur paratë e taksapaguesve, tashmë edhe nën hundën e europianëve. Me datë 6 mars 2023, Agjencia Kombëtare e Informacionit ka publikuar një tender me objekt “Ngritjen dhe mirëmbajtjen e sistemit TIK të Integrimit Evropian”. Bëhet fjalë për sistemin në të cilin punon ministri i Shtetit për Integrimin dhe kryenegociatori për në BE, për përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Për këtë sistem do të shpenzohen 1.2 miliardë lekë! Të paktën kaq ka llogaritur Mirlinda, sepse sipas specialistëve të fushës, për implementimin e një sistemi të tillë mund të bëhen investime modeste. Kujtojmë këtu se platforma TIK e integrimit ekziston tashmë në Ministrinë e Drejtësisë, ku bëhet koordinimi i të gjitha ligjeve dhe vendimeve të qeverisë. Përse të mos shfrytëzohet kjo platformë, ose të zgjerohet kapaciteti i saj?

Çfarë janë këto platforma dhe përse shërbejnë?

Përafrimi i legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, hartimi i dokumenteve strategjikë dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve të BE-së kërkon përgatitje dhe konsultim intensiv me të gjithë aktorët. Ato janë tryezat e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin evropian midis Ministrive përgjegjëse për negocimin dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera apo organizatave, shoqatave apo grupimeve të cilët kanë interes të veçantë në fushat që mbulohen nga këto kapituj. Tryeza ngrihen për secilin kapitull. Këto platforma janë ngritur qysh nga viti 2015 me VENDIM Nr. 577, datë 24.6.2015 “Për ngritjen e rrjetit të njësive të integrimit evropian dhe rrjetit të njësive të hartimit të legjislacionit të ministrive të linjës”. Në vijim ka disa vendime të tjera dhe urdhra të qeverisë që rregullojnë këtë proces komunikimi. Kujtojmë se Grupi negociator për aderimin e Shqipërisë në BE kryesohet nga Zef Mazi dhe përbëhet nga gjithë zevëndësministrat e ministrive të linjave për kapitujt e negocimit si dhe përfaqësues nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT.

Tenderi i Mirlindës

E gjithë kjo platformë ekziston. Pra, Mirlinda nuk duhet ta niste nga zero dhe të harxhojë atë shumë tronditëse për sistemin TIK. Në dokumentin e publikuar thuhet se, 6 muaj do të duhen për implementimin e këtij sistemi dhe do të shpenzohen 760 milionë lekë. Ndërsa 2 vite të tjera do të duhen për mirëmbajtjen dhe vënien në përdorim të tij, shërbim për të cilin do të shpenzohen 230 milionë lekë.“Fondi limit 106,888,000 (Njëqind e gjashtë milion e tetëqind e tetëdhjetë e tetë mijë) lekë pa TVSH, ose 929,460 (nëntëqind e njëzetë e Vlera e·nëntë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) euro pa TVSH. Implementimit: 76,928,000 (shtatëdhjetë e gjashtë milion e nëntëqind e njëzetë e tetë mijë) lekë pa TVSH, për periudhën 6 mujore. Vlera e mirëmbajtjes: 29,960,000 (njëzetë e nëntë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë pa TVSH, për periudhën 24 (njëzetë e katër) mujore”, thuhet në dokument. Kuptohet që këto para do t’i xhirohen ndonjë kompanie si ajo e Ilir Beqajt, që përfitoi miliarda lekë për sigurinë e platformës e-Albania. Dhe në sulmin më të parë nga hakerat iranianë u rrëzua si të ishte faqja e gazetës së një shkolle. Kështu, puna për përshtatjen e legjislacionit, me shpresë tek Mirlinda, mbase nis nga viti 2024. Ndërkohë prej disa vitesh nga BE është vendosur si kusht implementimi i rregullave, ligjeve sipas standardeve europiane. Në këto dy vite kryeministri ynë ka pasur gjuhë të ashpër ndaj ndërkombëtarëve për vonesat e negociatave. Tani që BE i ka hapur negociatat me Shqipërinë, Mirlinda nuk e paska pasur gati platformën TIK. Dhe menjëherë lindi ideja për këtë tender, që e ka vlerën me shumë zero!

PE fshikulloi qeverinë për amnistinë fiskale, pasaporta të arta, lirinë e medias dhe koncesionet

Në raportin e hartuar nga raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, thekson se 2 nismat e qeverisë për amnistinë fiskale dhe pasaportat “e arta” janë të papajtueshme me normat e BE dhe politikën e saj të vizave. Po ashtu, raporti ngre shqetësimin për mungesën e transparencës në prokurimet publike, konfrontimet politike, financimin e partive, lirinë e shtypit dhe numrin e lartë të azilkërkuesve.