Presidenti Meta: Me kënaqësi pranova Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Egjiptit në Shqipëri

289
Me kënaqësi pranova Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Egjiptit në Shqipëri, Sh.T.Z. Mohamed Mostafa Heider.
Gjatë takimit, vlerësuam se vizita zyrtare që zhvillova në Egjipt, në shkurt të vitit të kaluar, i ka dhënë një shtytje përpara marrëdhënieve tona dypalshe dhe shpreha bindjen se kemi ende potenciale të mëdha për t’i avancuar më tej ato.
Vlerësova lidhjet e vjetra tradicionale historike e kulturore, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, që përbëjnë dhe një bazë të fortë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Theksova se ne e konsiderojmë Egjiptin një partner shumë të rëndësishëm dhe të besueshëm në rajonin e Mesdheut. 🇦🇱🤝🇪🇬
Sigal