– Dy italianët: Rama njërin e ushqen me para, tjetrit i mbylli televizionin dhe u le shqiptarëve 140 mln euro gjobë

283
Sigal

Dy pyetje për kryeministrin: Po kur Bollino merr 1 miliardë lekë tendera, na ‘lejohet’ të pyesim si i siguroi?!

Kryeministri Rama, në hakmarrje ndaj kritikave që ushtronte media “AGON” e pronarit Italian Becheti,  i mbylli televizionin dhe i prishi edhe disa kontrata koncesionare. Për këtë veprim antiligjor  Gjykata e Arbitrazhit e dënoi Shqipërinë me 140 milionë euro.  Ndërsa dje, ishte zgjuar  me hall të madh kryeministri, se sipas tij, Presidenca i paska sulmuar me pa te drejtë, benjaminin e tij në media, botuesin e ‘shqiptarja.com’ dhe ‘report.tv’, Carlo Bollinon. Sipas Ramës, Presidenti i gjendur nën sulme të porositura nga vetë kryeministri, nuk paskërka të drejtë t’ju përgjigjka botuesit të një media! Ku është parë e dëgjuar kjo? Po kryeministri në vetë të parë, që nuk lë gazetar e analist pa ofenduar e akuzuar, pse e paska këtë të drejtë? Aq më tepër që Presidenca, ka qenë më shumë se duhet korrekte me median në fjalë, pasi akuzat e përcjella ndaj saj, janë pikë e presje ato të bëra nga socialisti Alfred Peza per Bollinon. Meta thjesht ja ka kujtuar botuesit të preferuar të Ramës, duke mos shtuar asgjë më shumë në reagimin e tij. Por sipas Ramës, Meta nën breshërinë e sulmeve pa fakte dhe shpifëse të medias së Bollinos, nuk u dashkërka të reagoka! Mëkat i madh qenkërka të reagoke mbi botuesit e oborrit!” I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre! Çfarë katandie”, shkruante Rama. Tani kemi ne një pyetje për kryeministrin: Po kur Bollino akuzohet me dokumenta nga Partia Demokratike si përfitues i 1 miliardë lekëve tendera nga paratë e shqiptarëve, a na e lejon ‘naltgjatësia” juaj, të flasim e pyesim për to?! Po për dëmin e 140 milionë euro që Rama i shkaktoi Shqipërisë, ngaqë mbylli me arrogancë pushtetore Televizionin “AGON”, a do të lejojë kryeministri Rama të flasim?