Presidenti Meta kryen homazhe në varrin e Adem Jasharit: Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së

203
Sigal

Ditën e sotme, Presidenti i vendit tonë Ilir Meta, ka zhvilluar homazhe në nder të 23-vjetorit të vdekjes së Adem Jasharit, duke u shprehet se do ketë përherë mirënjohjë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari që dhanë kontributin e tyre për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

“Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët.”, – është shprehur Presidenti Meta në një mesazh të shëprndarë në rrjetet sociale, pas homazheve të kryera në varrin e Adem Jasharit.

Mesazhi i tij i plotë:

Mirënjohje përjetë dhe nderimin më të lartë për sakrificën sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët.

Të ardhmen e sigurtë europiane kombi ynë do t’ja dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e Dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë.