Presidenti Meta do të mirëpresë sot Presidentin e Republikës së Sllovenisë

184
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta do të mirëpresë sot Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Sh. T. Z. Borut Pahor, i cili po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, në kuadër të përgatitjes së takimit të radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj 2021.

Në ora 14:30, të dy Presidentët do të japin një deklaratë për mediat nga “Pallati i Brigadave”.

Aktiviteti do transmetohet me regji të TVSH.