Gerti Zajmi
Premiera Karnavalet është një operete që zhvillohet në tri akte. Kompozitori Avni Mula vjen me një libret nga Luigj Gurakuqi, e cila u kompozua në kohën kur Mula ishte fryt i një krijimtarie madhështore. Krijimet e tij i kushtoheshin Shqipërisë për ta ngritur në piedestalin e vlerave kulturore kombëtare. Mbasi mbaroi studimet në konservatorin e Moskës, jeta e tij ka qenë e mbushur me shumë suksese. Këtë e dëshmon dhe fakti që në vite me radhë ka realizuar role kryesore si këngëtar lirik bariton në Teatrit të Operas dhe Baletit (TKOB), etj. Ai do të mbetet gjithmonë nder i kombit shqiptar e kujtojm në këtë 95 vjetor të lindjes.
Pas 45 viteve Opereta Karnavalet vjen premierë në kryeqytet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në kastin e datës 25 shkurt 2023, vijnë sipas roleve: solistët bariton Kreshnik Zhabjaku (Nikollaqi); mezzosoprano Vikena Kamenica (Olimbia); tenori Klodian Kaçani (Loni); soprano Ramona Tullumani (Nasta); soprano Dorina Selimaj (Afroviti); baritoni Armando Lika (Prefekti); tenori Erlind Zeraliu (Doktor Xhuvi) si dhe soprano Shpresa Beka (Donna Lucia). Gjithashtu, soprano Nina Muho (e ftuara e mbrëmjes); Aurel Thellimi (Punonjësi); Gent Hazizi (Kapiten Lilo), nën dirigjimin e Elda Laro dhe regjisores Inva Mula. Skenografia e Romeo Cani i përket viteve 1930. Pikërisht, arkitektura e vilave të bukura të qytetit të Korçës. Kostumografia e Elva Bella i përket të njëjtit vit, me fustane shumëngjyrshe të prezantuara nga kori dhe solistët.
Opereta Karnavalet zhvillohet në vitet 1936 në qytetin e bukur të Korçës. Tradita e përvitshme, parada e karnavaleve të maskave shumëngjyrshe shoqërohen me këngë e valle, traditë e cila vijon deri në ditët e sotme. Ngjarja zhvillohet në familjen e Jorganxhinjëve, një tregtar i pasur. Nikollaqi dhe Olimbia ngrenë në këmbë të gjithë qytetin e Korçës, për të gjetur dhëndrin e duhur me çdo kusht. Por, duke pasur mendimet e ndryshme për Afrovitin, vajzën 30 vjeçare e cila mbetet e pa martuar, për shkak se dy prindërit e saj egoist, e vendosën atë në situatë qesharake dhe të trishtueshme njëherazi. Afroviti është pasqyrë e prindërve të sajë, këtë e tregon dhe paraqitja e saj mendjelehte dhe e keqe. Opereta bashkohet jetës sociale të qytetit tradicional borgjez të prapambetur të provincave me dukurinë e disa cilësive negative si, e mburrjeve, llafeve si dhe ryshfeteve qeveritare.
Fillimi i aktit të parë, festa e karnavaleve prezantohet nga parada e bukur e karnavaleve me tablo ngjyrash dhe nga kori i TKOB, i punuar nga dirigjenti i korit, Dritan Lumshi. Performuan në mënyrën e duhur dhe elegante, por u ndje se i mungonte ajo energjia e gëzimit të festave të karnavaleve, e cila u shfaq në aktin e tretë. Pavarësisht numrit gjithnjë e më të vogël të koristëve.
Elda Laro nën drejtimin e orkestrës, një dorë e sigurt e një pianisteje duke iu përshtatur nevojave të ndryshme të protagonistëve dhe kontrollit të vëllimeve, u arrit një tingull orkestral i rrumbullakosur i mirë lidhur nga i cili dalloheshin lehtësisht solot e instrumentëve. Tempet e zgjedhura, thuajse gjithmonë të gjera herë-herë jo në ritëm në pjesën e korit.
Në duetin “iku vetë puna ime”, e Aftoviti Olimbia si dhe në “Sihariq i madh ju vjen”, e Olimbia Afroviti Nikollaqi Nasta.
Olimbia mezzosoprano Vikena Kamenica, në operën Carmen e kemi dëgjuar të shkëlqyer vokalisht, por ishte e përkryer edhe në rolin e Olimbisë. Na sjellë të qeshura në publik, duke zgjidhur në mënyrë të sigurt tingëllimin e bukur muzikal dhe atë të të folurit në një regjistër qendror trupor.
Afroviti soprano Dorina Selimaj, një zë i bukur plotshprehëse me një temparament të stilit të operetës, e realizoi rolin me mjaft teknikalitet por hërë hërë me një vibrato të panevojshme.
Në “Ballada e Nënës” (Nasta), soprano Ramona Tullumani aftesia e saj per te lidhur fraza te gjata për të kenduar bukur tingullin në pianissimo.Ajo trajtonte me lehtësi dhe saktësi notat e larta, së bashku dhe me një ndërthurje të shkëlqyer dhe të shkathët në aktrim.
Në aktin e dytë plasin të qeshurat. “Napolonin kur ke pranë”, Nikollaqi Loni Afroviti Olimbia Nasta. Nikollaqi baritoni Kreshnik Zhabjaku, ishte në formë të shkëlqyer vokale. Me formulime prerëse dhe me një timbër të ngrohtë e të plotë, të pasura me lakime të karakterit të larmishëm dhe një supozim skenik mbresëlënës e të besueshëm në rolin e Nikollaqit.
Aria Lonit “Jo skemi pasuri”, tenori Klodian Kaçani në fillimet e karrierës së tij të shkëlqyer, shfaqi një zë homogjen, tenor lirik dhe një ngjyrë të bukur që rrjedh lehtësisht në të gjithë gamën e tij, pavarësisht problemeve ritmike në pjesë të caktuara. Kaçani ishte i shqetësuar për të gjetur ngjyrën e bukur të zërit të tij sesa linjën dashurore të personazhit.
“Sa e ëmbël fjala juaj”, dueti Afroviti dhe doktor Xhuvi, tenori Erlind Zeraliu. Interpretim ne nje repertor te pelqyeshem me gëzim dhe me korrektësi .
Prefekti baritoni Armaldo Lika, me arien “Posi, posi”, u shfaq si një personazh me një zë më dyfish të fortë, të mbledhur, e të errët në notat që zgjedh t’i këndoj me finesë.
Në aktin e tretë në ballon e organizuar nga Nikollaqi vijnë të ftuarit së bashku me tre dhëndurët.
Donna Lucia, soprano Shpresa Beka, këndoi plotë klas me një zë te rafinuar me plot emocione.
“E ftuara e mbrëmjes”, soprano Nina Muho,me një timbër të bukur lirik.Kulmi suprem i një funksioni që askush nuk duhet ta humbasë zërin brilant të saj që na mahnit.
Në aspektin regjisorial, Opereta shfaq të gjitha virtytet e autorit, nga pasuria melodike deri tek hollësia e kontrastuar e detajeve nga një punë krijuese të regjisores Inva Mula. Të gjitha netët e mbushura plotë e për plot me publik, ku po i vjen dinjiteti kombetar i kulturës të Opera Tirana.
Ne fund shumë duartrokitje.
25 shkurt, TKOB, Gerti Zajmi.