Meta i uron mirëseardhjen presidentit slloven Borut Pahor: Vizita në kuadër të përgatitjes të takimit të përvjetorit të 10-të të Procesit të Brdo-Brijunit

184
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë Presidentit slloven Borut Pahor. Meta do të ketë një takim sot me homologun slloven, teksa ka publikuar një foto nga mbërritja e tij në Rinas.

Statusi i plote…

“I uroj mirëseardhjen në Shqipëri, Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë, në kuadër të përgatitjes të takimit të përvjetorit të 10 të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj në Slloveni. 🇦🇱🤝🇸🇮”, shkruan Presidenti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri