Sigal

Një ditë pas propozimeve të qeverisë për ndryshimet në kabinetin qeveritar, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës, duke dekretuar shkarkimin e 6 ministrave.

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi

DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6165 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 12 prot., datë 04.01.2019,

Dekretoj:

Neni 1

Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, ministër i Kulturës, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.