Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj vizitë në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë  

130
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj nis sot një vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës, me rastin e festës së 15 vjetorit të Pavarësisë së saj.

Më poshtë ju lutem gjeni një përmbledhje të takimeve dhe aktiviteteve:

16/02/2023

11:00 – Pritja me ceremonia shtetëror nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu.

11:00-11:45 – Takim mes dy Presidentëve.

16:15-16:45 – Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, SH. T. Z. Albin Kurti

18:00-20:00 – Koncert në Filarmoninë e Kosovës.
17/02/2023

08:45–08:50 – Vendosje të kurorave në vendprehjen e ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

09:50–10:00 – Vendosja ceremoniale e kurorës së përbashkët në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 – 11:20 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku Presidenti Begaj mban fjalën e rastit.

11:20 – 11:30 – Homazhe në monumentin e Policëve të rënë në detyrë.

11:30 – 11:45 – Nderime në Monumentin Heroinat.

17:00 – 19:30 – Pjesëmarrje në Pritjen Shtetërore të rastit.