Presidenti Begaj në Kosovë për 15-vjetorin e Pavarësisë, nis takimi me kryeministrin Albin Kurti

82
Sigal

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Kosovës në kuadër të 15-vjetorit të Pavarësisë.

Kreu u shtetit është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës Abin Kurti, ndërsa më parë gjatë ditës është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në një postim në Twitter, ajo shkroi se janë krah për krah njëri-tjetrit në kremtimin e pavarësisë.

“Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane! Krah njëri-tjetrit gjithnjë…”, shkroi Osmani.