Premiera e filmit “I love Tropoja” shoqërohet me incidente, fletushka kundër Ramës

996
Sigal

Premiera e filmit të Eramal Mamaqit, “I love Tropopja” ka nisur sot. Pjesë e këtij filmi është edhe kryeministri Edi Rama.

Teksa të ftuarit hynin brenda për të parë filmin, një grup të rinjsh kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë. Në disa prej tyre shkruhet “Shqipëria digjet, Rama krihet”.

Po kështu janë stampuar foto të familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në cadër, si dhe të kryeministrit Rama me flokë të gjata sipas rolit të dajës në filmin ‘I love Tropoja’.