Shkarkohet nga detyra zv.ministri i Ekonomisë, ndryshime në qeveri

634
Sigal

Zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi, është shkarkuar ditën e sotme nga detyra. Shkarkimi i tij  vjen me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Z. Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”