Pranga 37- vjeçarit, dhunonte babain në banesë

464
Sigal

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar babain e tij 67 vjeç. Në pranga përfundoi Shkëlzen Rexhepi, banues në fshatin Pishkash të Përrenjasit.

“Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë , pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit D.R, 67 vjeç”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.