Vdekja misterioze e 24-vjeçarit – Dalin detaje të reja, familjarët: Vdiq nga dhuna

491
Kanë kaluar tre ditë nga vdekja misterioze e të riut Endri Dhimitri dhe ende nuk është dhënë një konkluzioni  përfundimtar për këtë ngjarje.
Sigal

24-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes, si dhe jetonte vetëm me babanë e tij. Por rrethohej nga shoqëria e tij e ngushtë dhe të afërm të tjerë.

Familjarët e të ndjerit Dhimitri e konsiderojnë vdekjen e të riut si një vrasje të pastër.

Ata thonë se Endri ka vdekur si pasojë e dhunës  që është ushtruar ndaj tij dhe se ky fakt po mundohet të mbulohet nga ana e policisë.

“Nuk duam asgjë tjetër. Endri ka vdekur nga një hemorragji e brendshme dhe është rrahur brutalisht. Në trupin e tij shenjat e dhunës ishin mjaft të qarta dhe të gjithë e kanë parë.

Ka disa dëshmitarë për ngjarjen, ata janë shokët e Endrit. Ata kanë parë gjithçka dhe dinë të gjitha veprimet.

Kanë kaluar tre ditë nga vdek ja misterioze e të riut Endri Dhimitri dhe ende nuk është dhënë një konkluzi on përfundimtar për këtë ngjarje. 24-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes, si dhe jetonte vetëm me babanë e tij.