Forcat Operacionale aksion blitz në periferi të qytetit të Korçës

525
Sigal

Një operacion blitz po zhvillohet në momentet e fundit në periferi qytetin e Korçës.

Pjesë e kontrolleve janë bërë disa lavazhe, lokale dhe magazina në zonën e Fajancës. Nuk ka ende informacion lidhur mbi këtë operacion dhe indiciet që kanë çuar Forcat Operacionale në të aksion.

Aktualisht mësohet se kontrolleve u janë nënshtruar edhe individë që kanë qenë pranë këtyre objekteve.

Përgjithësisht Korça ka qenë një qytet i qetë porsa i përket krimit ndryshe nga disa qytete të tjera ku krimi ka qenë më i theksuar si Elbasani, Vlora dhe Shkodra.