Politika, 25 vjet që mashtron ushtarakët

717
Gjatë 25 vjetëve, një vështrim i shkurtër historik do të sqaronte sado pak problemet që ekzistojnë e janë prezente, deri në ditët e sotme. Është fakt historik që në vitin 1990-91 krahas punës së organeve të administratës shtetërore të kohës, vetë aparati i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën një sërë masash për t´i hapur rrugën demokratizimit dhe reformave në ushtri me synim strategjik antarësimin në NATO. FA dhe tërë kuadrot e ushtrisë me përkushtim i hapën rrugë dhe e mbështetën këtë proces demokratik të rëndësishëm në Shqipëri. Mbas miratimit të Dispozitave Kushtetuese të FA, tërë kuadrot ushtarakë u bënë kontribueset e para në procesin e kalimit nga sistemi i vjetër politiko-shoqëror, nga socializmi në demokraci, në kapitalizëm. Për këtë u krye departizimi dhe depolitizimi i saj, u hoqën strukturat politike partiake dhe komisarët politikë, u programua dhe u futën koncepte të reja perëndimore mbi ushtrinë e kazermës, duke marrë masa për kalimin nga ushtria e pikave të hapjes në atë klasike të kazermës e deri në shkurtimin e reformimin e strukturave të ushtrisë dhe të buxhetit të saj. U morën masa për paksimin e shpenzimeve buxhetore dhe zerimin e investimeve fortifikuese-mbrojtjëse. Mjaft masa të tjera demokratizuese u kryen deri në pjesëmarrjen aktive në hartimin e dispozitave kushtetuese, të periudhës postkomuniste, ku u hoqën barrierat kushtetuese të vjetra për mos vendosjen e bazave të huaja ushtarake në territorin e Shqipërise, duke dhënë hapësirë ligjore bashkëpunimit me vendet antare të NATO-s dhe shfrytëzimit të hapësirës territoriale të vendit tonë në dobi të ruajtjes së rendit kushtetues dhe të forcave paqeruajtese për Ballkanin dhe në mbrojtje të Kosovës. Baza ligjore fillestare, ligji organik i parë është Statusi i Ushtarakut, që daton më 3 korrik 1991. Ky ligj, si rrallë herë tjetër miratohet nga Kuvendi pluralist me konsensus të plotë të të gjithë krahëve të politikës dhe me rreth 100% të votave të deputetëve. Ky unanimitet ishte jo vetëm thjeshtë shprehje e një vullneti të përbashkët politik, por edhe një kontribut i veçantë për demokratizimin dhe reformimin e Forcave të Armatosura. Zbatimi i këtij ligji i shoqëruar edhe me ligjin e ri të mobilizim çmobilizimi argumentuar edhe me faturën financiare te kohës me shanse të plota për zbatim. Kështu u miratuan fondet e nevojshme që përballoheshin nga shkurtimet e buxhetit vjetor të ushtrisë, nga shkurtimi i kohës së shërbimit ushtarak nga 24 në 15 muaj dhe nga shkurtimi total ose i investimeve mbrojtëse- fortifikuese në vitin 1991-1992. 
Unifikimi i ushtarakëve
Përpjekjet e ushtarakëve për të qenë të bashkuar dhe si një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave e lirive themelore u realizuan nga grupe të caktuara nismëtare. Nisma e ditëve të fundit, tani për tani synon që pa anashkaluar shoqatat person juridik duke respektuar institucionin, juridiksionin dhe integritetin e tyre është shprehje bashkimi të komunitetit të ushtarakëve. Ky komunitet, me një përfaqësim sa më gjithëpërfshirës dhe të kualifikur realizon që ushtarakët të paraqiten para Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë me persona me reputacion intelektual dhe shkencor, të përgatitur nga ana ligjore dhe me specilaistët më të mirë. Në këto 25 vjet demokraci, ushtarakët kanë qёnë ndër kontribuesit dhe mbështetësit e përkushtuar të proceseve demokratike, në zbatimin e reformave përfshi në proceset e antarësimit në NATO dhe të integrimit në familjet europiane, në CIOR dhe EUROMIL. Periudha e tranzicionit është pasqyrë e përpjekjeve demokratike për të vendosur e mbrojtur të drejtat e fituara por të mohuar dhe akoma të pa zbatuara. Ushtaraku i FA të RSH, me një pozitë kushtetuese, si misionar dhe jo thjesht si profesionist, kryen detyrën më të lartë, më fisnike, më të vështirë dhe me privacionin të mjaft lirive themelore për shkak të këtij profesioni të veçantë. Atë e ka udhëhequr gjithë kohën e shërbimi ushtarak betimi para Flamurit Kombëtar me devizën: “…unë jap edhe jetën për Atdheun dhe popullin tim”. Kush tjetër veç ushtarakut e bën këtë betim, cili individ me profesion tjetër e gëzon këtë privilegj, veçse ai që zgjedh profesionin shumë të vështirë dhe të rrezikshëm për jetën si “Qytetar në uniformë“? Lëvizja për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për ushtarakët, ka lindur qysh në vitet `90 dhe vazhdon deri më sot, e shoqëruar me kulturë, institucionalisht dhe mjetet demokratike, në mbështetje të masave për reformat në FA të RSH. Deri në vitin 2005, legjislacioni, që rregullon marrëdhëniet e shtetit me ushtarakët dhe u jep atyre të drejtat, dinjitetin dhe motivimin për misionin, ka qenë në rritje e në përmirësim. Pas këtij viti, ligjet njëri pas tjetrit, hartoheshin dhe miratoheshin në përkeqësim të të drejtave të përfituara. Kulmin e diskriminimit dhe penalizimit nga shteti, ushtarakët e morën me Aktin Normativ Nr.5 dt.10/11/2010, i kthyer në Ligjin Nr.10367 dt.23/12/2010. Përfaqësuese të ndryshëm të ISSH, për arësye të ndryshme, si p.sh. “për informime publike”, botojnë lista të ashtuquajtur përfituesish pensioni që në fakt përfitojnë një shkurtim vetëm nga rillogaritja sipas të famshmit Akt Normativ, pra pakësim pensioni 50 % deri ne nivel pensioni minimal në shkalle vendi. Në datë 15 maj ISSH boton pikërisht metodikën që rezultati nuk është aspak rritje, por vetëm pakësim pensioni dhe ulje e nivelit jetik të ushtarkut në pension. Për këtë, ju kujtojmë se nga Partia Socialiste, si opozitë e atëhershme, që kish bojkotuar Parlamentin, një pjesë e grupit të saj parlamentar, hyri në parlament dhe e kundërshtoi projektligjin, me argumente bindëse, si ligj antikushtetues dhe një kundërvënie të hapur ndaj Vendimit Nr.33 të Gjykatëas Kushtetuese si dhe në shënjë proteste u largua sërish nga salla, ndërsa ushtarakët ishin në protestë, para Kuvendit. Jemi të shqetësuar sepse edhe sot vazhdon diskriminimi i ushtarakëve, duke u shkaktuar atyre dëm material e moral dhe kthimin e tyre në debitorë ndaj shtetit, përveç si pasojë e ligjit, por edhe për mos zbatim në kohë të këtij ligji nga vetë institucionet e shtetit. Veç kësaj, praktika e përkeqësimit të ligjeve në dëm të ushtarakëve, demotivon ushtarakët e sotëm në karrierë, me pasojë dëmtimin e sigurisë kombëtare. Sot më imediate është çështja e pensioneve, por nuk duhet harruar se ne na janë mohuar edhe shumë të drejta ligjore, për të cilat nuk i kemi trajtuar këtu. Ato janë një tjetër betejë e hapur me kohë, me të cilat do të merremi edhe më shumë. Prognoza jonë është se puna që ka filluar për statusin e ri, ka tendencën e “thjeshtimit dhe lehtësimit” të tij. 
Qeveri të majta dhe të djathta kundër ushtarakëve
Evidentohet se në zbatimin e ligjeve, përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit, është e njëjta praktikë nga qeveritë e djathta dhe të majta. Ato janë në të njëjtin qëndrim denigrues dhe diskriminues dhe me dy standarte, pёr shtetasit qё kanë shёrbyer nё sektorët e mbrojtjes dhe sigurisё kombëtare (polici-ushtri) tё kёtij vendi. Në këto 25 vjet demokraci, ushtarakët kanë qёnë ndër kontribuesit dhe mbështetësit e përkushtuar të proceseve demokratike, në zbatimin e reformave përfshi në proçeset e antaresimit në NATO dhe të integrimit në familjet ushtarake europiane, në CIOR dhe EUROMIL. Me këtë devizë shoqatat e ushtarakëve, kanë treguar se nuk janë pjesë dhe as satelit i asnjë partie. Flamuri i tyre është ai i kombit, statuti i tyre është kushtetuta dhe misioni jo pushteti por mbrojtja e Atdheut. Theksojme se kanё kaluar afro 2 vjet nga fitorja e zgjedhjeve tё 23 qershorit dhe nuk është bërë asgjë. Kemi kryer disa takime zyrtare me Ministren e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit tё Pёrgjithshёm, me Ministrinë e Mirqënies Sociale dhe Rinisë pёr problemet, shqetёsimet dhe kёrkesat tona, por deri tani nuk kemi marre as pëgjigje e jo më të na keni rikthyer të drejtat që kërkojmë e që na takojnë. Evidentohet se në zbatimin e ligjit, për gjatë gjithë periudhës së tranzicionit shqiptar, është e njëjta praktikë nga qeveritë e djathta dhe të majta. Ato janë në unison në qëndrim denigrues dhe diskriminues dhe me dy standarte, pёr shtetasit qё kanë shёrbyer nё sektorët e rëndësishëm të mbrojtjes dhe sigurisё kombëtare (polici-ushtri) tё kёtij vёndi. Po ju paraqitim përsëri të njëjtat kërkesa permanente, që ju i njihni e i keni premtuar para dy vitesh dhe duhet tё futen nё rrugёn e zgjidhjes para datёs 21 qershor 2015. Ne kemi besim të plotë te mazhoranca për zbatimin e kërkesave tona. Njëkohësisht, kjo do tё rikthente te Ju edhe besimin e ushtarakёve dhe familjarëve të tyre, qё kёrkesat tona do tё marrin zgjidhje sipas projektit të dërguar për nismën parlamentare me shkresën tonë Nr. 145, datë 30/07/014 , MM. Znj. M. Kodheli, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. E. Velija, dhe Kryetarët e Grupeve Parlamentare. 
Pesë kërkesat kryesore të ushtarakëve
Marrëveshja e datës 13.05.2015 ka një rëndësi të veçantë dhe historike për tërë periudhën e tranzicionit demokratik shqiptar për komunitetin e ushtarakëve në pension dhe familjet e tyre, për këto arsye: 
Së pari, është shprehje e bashkimit gjithëpërfshirës të ushtarakëve për herë të parë gjatë 25 vjetëve demokraci në luftë për mbrojtje të interesave, të drejtave dhe lirive themelore të tyre. 
Së dyti, përfaqësimi institucional pothuaj i tërë ushtarakëve me një qëndrim unik të përbashkët para partive politike, para organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. 
Së treti, mbyllen shtigjet e qëndrimeve individuale, të veçuara e spontane. Luftohen qëndrimet e dëmshme të ushtarakëve që vrapojnë si bishta mbas politikës thjesht për interesa personale apo familjare, duke luajtur rolin e grevëthyesit e fenomene që dëmtojnë shumë çështjen e komunitetit të ushtarakëve dhe familjeve të tyre. Ka edhe individë që nuk përfaqësojnë asgjë institucionale apo legjitime në emër të shoqatave dhe luajnë me politikën për interesa të tyre personale apo familjare në kurriz të interesave të komunitetit të ushtarakëve. Ka nga ata që arrijnë të bëjnë dhe deklarime elektorale në fushatë se “iu qenka rritur pensioni”. Këto qëndrime të gabuara dhe jo institucionale nuk japin asnjë zgjidhje për çështjen tonë. Këta persona nuk janë të besueshem as për partitë politike dhe as për shoqatat e ushtarakëve. 
Së katërti, kjo marrëveshje do të rrisë më shumë rolin institucional të shoqatave të ushtarakëve dhe forcën e tyre, kthimin në një faktor legjitim të fuqishëm në shoqërinë e sotme demokratike. 
Së pesti, do të përdoren më mirë dhe më me efektivitet të tëra mjeteve demokratike deri protestat në shkallë vendi për të drejtat tona të fituara me ligjin bazë dhe organik “Për Statusin e Ushtarakut” dhe të pa zbatuara nga asnjë Qeveri. Pse nuk mbahen parasysh nga shteti i së drejtës, ligjet, parimet kushtetuese dhe vendimet e gjykates kushtetuese ne fuqi? 
Konkretisht po japim më poshtë një ekspoze: Të drejtat e fituara dhe të përfituara, përveç ligjit për statusin e ushtarakut të vitit 1991, sanksionohet edhe me ligjin e vitit 1993, si vijon: 1. Pensionet e caktuara në bazë të ligjit nr.4171, datë 13.4.1966 “Për sigurimet shoqërore të RSH”, të quhen të mirëqena dhe nuk do të jenë objekt i ndonjë ndryshimi, me përjashtim të Indeksit. Këshilli i Ministrave bën indeksimin e pensioneve në atë masë dhe sa herë indeksohen pensionet e caktuara në bazë të ligjit dhe kompensimit, sipas paragrafit të dytë të nenit 2″. (Këtë përcaktim e jep ligji 7703/1993, Neni 88: “Të drejtat e përfituara”). Ushtaraku shqiptar vazhdimisht ka kërkuar vetëm të zbatohen ligje e Kuvendit dhe të drejtat e fituara me ligj. Të drejtat janë të miratuara nga ligjvënësi i Shqipërisë, ndërsa shkeljet janë në kundërshtim edhe me Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Komuniteti i ushtarakëve kërkon vetëm të drejtat e fituara me status qysh më 3 korrik 1991 e deri më sot dhe nuk kërkon asgjë më tepër dhe as nivelet e vendeve të përparauara antare të NATO-s. Deri më sot edhe mbas 25 vjet asnjë qeveri e çdo kohë nuk ka zbatuar të drejtat e fituara. Komuniteti i ushtarakeve në mënyrë institucionale ka kërkuar nga Qeveria “Rilindja” që para zgjedhjeve të datës 21 Qershor 2015, duhet fillimisht të zgjidhim dy probleme.
1) Bllokimin menjëherë të arkëtimit mujor të pagesës debitore dhe shfuqizmin nga ISSH të të ghithë urdhrave për debitorë të ushtarakëve në pension dhe kthimin e pensionit të ndaluar deri më sot. 2) Shfuqizimin e ligjit Nr. 10 367, datë 23.12.2010 për Aktin Normativ. “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, Nr. 5, datë 10.11.2010”, i cili me efektet negative ka ulur pensionin deri te niveli minimal, një pension bazë. Ushtarakë në rezervë, lirim, veteranë, në pension të plotë pleqërie dhe të parakohshëm, arma më e fortë demokratike juaja është vota juaj me mjaft vlerë elektorale. Duhet të kuptojmë se vetëm duke u bërë faktor në jetën e vendit do të mund të realizojmë të drejtat dhe liritë tona. Një nga elementët e faktorizimit është vota jonë. Mjaft më besimi i verbër partiak. (Nga Dr. Kujtim Çako, president i AKUSH/ Kol. Thoma Konduri, president i SHKURSH)
Sigal