Policia u vjen në ndihmë katër pushuesve në Shëngjin, iu prish skafi në det të hapur

156
Sigal

Policia Kufitare e Shëngjinit iu vjen në ndihmë 4 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një mjet lundrues skaf, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

“Gjatë patrullimit të zonës, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare janë telefonuar për ndihmë nga disa shtetas, dhe janë njoftuar se mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt e kishin mbetur në det të hapur, duke mos pasur mundësi të ktheheshin në breg.”-njofton policia.

Menjëherë në ndihmë të tyre, kanë shkuar shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, të cilët kanë konstatuar në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar, një skaf me 4 shtetas në të, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk lëvizte.