Bajerni shkakton “tërmetin” e radhës, kampionët të pangopur me gola

135
Sigal

Bajerni i Mynihut nuk po e ndjek aspak largimin e Levandovskit, pasi në skuadër shënojnë të tjerët. Bavarezët nuk falën Bokumit në transfertë, duke fituar thellë 0-7, suksesi i tretë sezonal në po kaq ndeshje.

Në pjesën e parë shënuan njëri pas tjetrit Sane, de Ligt, Coman dhe Mane. Praktikisht Bayern e mbylli sfidën që 45 minutat e para, por nuk u ndal me kaq, pasi edhe në të dytën shënoi.

Në 60’, Mane realizoi golin e dytë personal dhe të pestin për ekipin, teksa goditi saktë penalltinë. Vendasit arrijnë të shënojnë, por në portën e gabuar, duke shkaktuar autogol në 69’. Në 76’ do të kishte vend edhe një gol të Gnabry.