Policia ‘përdor’ Covid për të penguar protestën, ngre postbllok në Shkozet (Video)

311
Sigal

Policia ka ngritur postblloqe në disa qarqe të vendit për të kufizuar pjesëmarrjen në protestën  e organizuar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pas Bradasheshit në Elbasan, edhe në mbikalimin e Shkozetit, policia ka ngritur postblloqe duke kthyer kështu mbrapsht një nga një të gjitha makinat që janë nisur drejt Tiranës.

Kjo pasi shumë aktiviste dhe njerëz të politikës dje janë larguar nga Tirana kurse sot që kanë dashur t’i bashkohen protestës e kanë pasur të pamundur për shkak të postblloqeve, që nuk lejojnë askënd të kalojë.

Postblloqet nga ana e policisë janë argumentuar se po bëhen në kuadër të masave të Covid.