Policia arreston dy të moshuar pasi ushtronin dhunë sistematike ndaj grave të tyre (DETAJE)

535
Sigal

Janë arrestuar nga Policia e Vlorës dy persona pasi ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve të  tyre. 62-vjeçari B.M. dhe 68-vjeçari F.Ç. akuzohen se për motive banale kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre. F.Ç. u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në vijim të punës intensive për parandalimin e dhunës në familje, Policia ka arrestuar shtetasit:

• B.M., 62 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se për motive të dobëta, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe me mjete të forta ndaj bashkëshortes së tij 60 vjeçare në banesën e tyre në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

• F.Ç., 68 vjeç, banues në Vlorë, (ishte shpallur në kërkim).

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ishte në kërkim për arsye se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 61 vjeçare dhe në mënyrë të përsëritur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.