Pogradec/ Nënkryetari i bashkisë me hotel buzë liqenit, u heq ujin qytetarëve

146
Sigal

Personat e lidhur me pushtetin në qytetin e Pogradecit mesa duket kanë vendosur që të shfrytëzojnë sa më shumë postin e besuar nga qytetarët, jo për të punuar për ata që i besuan votën, por për të pasuruar veten.
Për të denoncuar një rast konkret, një qytetare nga Pogradeci i është drejtuar redaksisë së TVA News lidhur me një biznes në buzë të liqenit, i cili u ka marrë ujin qytetarëve prej dy ditësh.
Sipas denoncueses biznesi i quajtur ‘La Scala Pogradec’ është një hotel në pronësi të Enton Berberit. Ky i fundit mban pozicionin e nënkryetarit të bashkisë dhe drejtorit të Mirëmbajtjes Infrastrukturore në Pogradec, dhe është krahu i djathtë i Ilir Xhakollit, që aktualisht drejton bashkinë.
Entoni duke shfrytëzuar postin dhe njohjet në bashki me Johan Sterjon, ky mban postin e ‘Drejtorit të Ujësjellësit’, kanë bërë shkëputjen e ujit nga një burim që shërbente për banorët, por dhe pushuesit, duke e marrë ujin për te biznesi i tij.
Enton Berberi nuk është një emër i panjohur, pasi më herët në prill të këtij viti është denoncuar nga qytetarët në JOQ Albania si dorën e djathtë të Xhakollit, i cili merret me zhvillimin e tenderave në bashki. Sipas denoncimeve Berberi bashkë me Paskalino Ziko zv kryetar i bashkisë dhe Johan Sterion, po i merrnin jetën qytetit.
Më poshtë denoncimi i qytetares:
Përshëndetje!
Në hyrje të Pogradecit ndodhet një çezme në rrugë kryesore, e cila ka shërbyer gjithnjë për të pirë ujë udhëtarët kalimtar (tashmë kjo çezme nuk ka më ujë, fatkeqësisht)
Pranë çezmes është hapur një biznes i quajtur la scala Pogradec; subjekt hotel bar lounge restorant në pronësi të nënkryetarit të bashkisë Enton Berberi njëherësh dhe drejtor mirmbajtje infrastukuture në Pogradec pa harrua dhe krahu i djathte i Ilir Xhakolli. Shkëputjen e ujit e kanë bëre vartësit e Johan Setrjo drejtor ujsjellësi dhe nënkryetar njëkohësisht në bashkinë Pogradec. E theksoj, sepse JOQ i ka cekur në disa denoncime këta persona.
Më poshtë do ju nis foto te cezmes adrese ne maps foto te personave dhe adrsen e bizbesit ne Instagram. Nese mundeni të bëni diçka; thënë më thjeshtë uji ndërpritet dhe dërgohet në biznesin e drejtorit. Ka dy ditë kjo situatë”, shkruan qytetarja.