Pogradec, 19-vjeçari dyshohet se qëlloi bashkëmoshatarin me thikë, i riu dërgohet në spital me urgjencë

102
Sigal

Një sherr mes dy moshatarëve ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se një 19-vjeçar ka qëlluar me thikë një 18-vjeçar për motive të dobëta.

I riu është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 19-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec Dëmtoi me thikë, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari, autori i dyshuar.

Më datë 12.04.2023, në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.