Po punonin në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike, bien në kontakt me rrymën dy elektricistët, njëri rëndë

208
Sigal

Dy punonjës të OSHEE-së, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Çërrilë, në Memaliaj.

Policia informon se punonjësit me inicialet A.H dhe A.M, të moshave 54 dhe 55-vjeç, ishin duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike të fshatit.

Të dy punonjësit ranë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë 54-vjeçari është dëmtuar rëndë, duke u transportuar më pas në spitalin e Gjirokastrës. Ndërsa punonjësi tjetër, ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime më të lehta.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.