“Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura”/ Raportuesja për Shqipërinë në PE: Procesi i integrimit në BE po shkon shumë mirë

21
Sigal

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos në konferencën për media ka folur në lidhje me sfera të ndryshme të jetës në vendin tonë.

Santos përgëzoi Shqipërinë për rolin e saj në rajon, ndërsa theksoi se procesi i integrimit në BE po shkon mirë.

“Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.

Shumë gjëra shkojnë mirë në progresin e Shqipërisë për në BE. Bashkimi Europian është i hapur dhe nuk përjashton raportet e Tiranës me cilindo partner, edhe Turqia mund të jetë një aleat i Shqipërisë.

Integrimi i pakicave është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po e ruan vendin në sferën globale”, tha ajo.