Pneumologu shqiptar: Vaksina nuk shëron apo shpëton, krijon komplikacione të rënda

204
Sigal

Kur bota po shpreson që vaksina anti-covid është arma për rikthimin në normalitet, mjeku pneumolog Ardian Jorgji, mendon të kundërtën. Sipas tij vaksina nuk shëron dhe nuk shpëton jetë, por për të shfaq komplikacione tek njerëzit dhe kjo për shkak se proceduarat e saj janë të përshpejtuara.

”Covid-19 nuk është grip i thjeshtë bën dëme shumë të mëdha dhe le pasoja shumë të mëdha. Ka plot akoma të panjohura dhe proceduat e bëra për vaksinimin janë procedura të përshpejtuara. Që të arrihet përfitimi nga vaksinat për Covid-19 për mua do kalojnë të paktën 2-3 vite, prandaj nuk duhet ulur vigjilenca dhe të tërë të presin siç po reklamohet do na shpëtojnë vaksinat.

Është gabim i madh për mendimin tim dhe do ta gjejnë përpara. Plus dhe një të fundit që deri tani ka plot zëra në botë që po përkujdesen për të vlerësuar vaksinat, flasin për vaksina që të mbrojnë 65%, flasin për vaksina që thonë se mbrojnë 92-93%.

Ne shpesh herë themi do kemi 95% sukses. Unë nuk jam doktori që më pëlqen të them këtë, unë jam doktori që them 5% mund të mos na shkojë mirë. Ky 5% mund të ketë emër, mund të jetë emri im, emri i një tjetri kështu që vigjilenca duhet të jetë tek ky 5%”,-tha mjeku i ftuar në emision ”E Diela Shqiptare”.