Reshjet e borës dhe stuhia sjell probleme në Gramsh, rrugë të bllokuara, disa fshatra pa energji

200
Sigal

Reshjet e dëborës dhe stuhia që ka nisur që prej pasdites se djeshme në Gramsh ka krijuar problematikat duke bllokuar akset rrugore që lidhin njësite administrative me qytetin.

Si pasojë e erës së fort është dëmtuar linjat e tensionit dhe për këtë shkak që prej pasdites së djeshme mungon energjia elektrike në Kukur, Poroçan dhe Lenie.

Në fshatin me të thelle malor Rovje, trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm, ndërsa në disa zona të veçanta shkon edhe deri në 2 metra.

Shtabi i Emergjencave Civile në bashkinë Gramsh kanë nisur një fadromë drejt fshatit Rovjë për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës. Deri ne këto momente nuk ka pasur raste të emergjencave shëndetësore.