Pluhuri saharian “pushton” Shqipërinë, zonat që do të preken më shumë

17
Sigal

Shqipëria është gdhirë sot e mbuluar nga një re pluhuri me origjinë nga Afrika Veriore.

Për shkak të erërave të forta nga Saharaja në drejtim të veriut, pjesa jugore e Europës pritet të mbulohet nga sasi të mëdha pluhuri, ndërsa zonat që pritet të goditen me fortë janë Malta, Greqia si edhe Italia e jugut.

Sa i përket Shqipërisë, harta e publikuar nga stacionet meteorologjike në rajon, i gjithë vendi mbulohet nga pluhuri por trashësia do të jetë më e madhe në zonën e Lezhës për shkak edhe të relievit gjeografik të zonës.

Po ashtu, pluhuri saharian do të shtrihet edhe përgjate bregdetit të jugut.

Pluhuri saharian “pushton” Shqipërinë, zonat që do

Pluhuri saharian “pushton” Shqipërinë, zonat që do