Plas në PD/ Sherr mes mbështetësve të Bashës, ndahen në kampe

282
Sigal

Grupi i ngelur i Lulzim Bashës në selinë e Partisë Demokratike në ditët e fundit ka vazhduar të thellojë përplasjet e tij. Ndarjet sa vinë e po bëhen më të thella. Edhe pse pas Bashës, ka brryla kush të qëndrojë me afër apo më larg e kush të japë përgjegjësi.

Një grup është ai i Ervin Salianjit dhe Grida Dumës. Kjo e fundit është përplasur ashpër me Jorida Tabakun. Mësohet se ka çuar edhe mesazhe tek Lulzim Basha duke e quajtur të dështuar Komisionin Hetimor.

Nga ana tjetër një përplasje e madhe e Grida Dumës ka ndodhur edhe me Desada Metajn, në qarkun e Durrësit, ku po zhvillohen zgjedhjet për bashkinë. Gjithçka vjen për faktin se Grida Duma është dërguar si drejtuese politike në atë qark, ndërsa Desada shkon dhe bën mbledhjet vetë.

Grida nga ana e saj mesazhin e ka çuar të qartë. ‘Mund ta vazhdoj luftën time, sido që ta duan, Me banditë, pa banditë, me politikë, pa politikë’.

Por, ajo që mësohet është përplasja e ashpër me Jorida Tabakun duke e quajtur dështim Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.

Nga ana tjetër, Grida po luan, duke tentuar që historinë e saj rozë, Ervin Salianjin ta çojë në një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike.

Ky është dhe fakti që ka nxitur një grup tjetër, siç është ai i Gazment Bardhit, ku është mbështetur Jorida dhe ndonjë tjetër, që të përplasen ashpër.

Bardhi, mesa duket është njeriu që do të jetë ‘kurbani’ i zgjedhjeve të 6 marsit. Humbja dhe dalja e Bashës i treti në të gjitha bashkitë, duke mos fituar asnjë dhe duke fituar Berisha ndoshta Shkodrën, një ‘kokë turku’ do të duhet. Dhe Basha është bërë gati të ‘presë kokën’ e Gazment Bardhit, për t’ia dhënë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dikujt tjetër.

Nuk ka çfarë të bëjë. Nuk ka çfarë të thotë më. Lufta sapo ka filluar. Në datën 7 mars nuk e beson më askush dhe patjetër që do të duhet të ‘presë koka’.

Koka e Gaz Bardhit do të ‘vihet në tepsi’ me tentativën dhe mbështetjen e Grida Dumës, Irfan Hysenbelliut dhe ekraneve të tjera, për të emëruar Ervin Salianjin Sekretar të Përgjithshëm të PD-së.

Ky është gjithë skenari, me të cilin Basha mendon se mund ta kalojë humbjen e tre ditëve më pas. Por, dhe që ka shfaqur në opinionin publik ashpër sherrnajën, konfliktin e madh që po ndodh brenda rrymave që janë pas Lulzim Bashës, në selinë e Partisë Demokratike.

Për të shtuar dhe faktin se shumë prej tyre janë gati për të ikur edhe nga Lulzim Basha, në rast se do të kemi një rezultat katastrofik, ku në disa bashki, kreu i shkarkuar i PD-së nuk mund të kapë dot as 15%.

Diku ndoshta dhe më poshtë. Ndaj dhe sherret dhe konfliktet e brendshme janë që t’i jepet përgjegjësia dhe të kapet PD nga njerëzit ambiciozë, të cilët kërkojnë nëpërmjet servilizmit ndaj Bashës, të marrin dhe shpërblimin që ju takon.

Ndaj dhe po konfliktohen dhe po goditen duke shkuar deri në përplasje fizike të cilat CNA.al, do t’i raportojë në vijim