Planifikoni të udhëtoni drejt Holandës? Këto janë rregullat që duhet të dini

169
Sigal

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë sot me një njoftim në lidhje për të gjithë shqiptarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Holandës.

Ministria njofton se qytetarët duhet të kenë certifikantën e vaksinimit, testin negativ PCR që duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, si edhe testin negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi.

Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin:

Certifikatën e vaksinimit, si dhe

Testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).

Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.