Plani i qeverisë për hapjen graduale, Manastirliu: Keni 2 orë e 20 minuta kohë për pazar

387
Sigal

Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin e masave për hapjen graduale për ekonominë dhe protokollet e detyrueshme për t’u zbatuar.

Në deklaratën për mediat, Manastiliu ka bërë me dije se janë 100 vatra aktive në Shqipëri me Covid-19, e ndërsa tha se masat lehtësuese do të vendosen në një afat kohor prej 2 javësh mbi bazën e tre kritereve kryesore që janë numri i rasteve të reja, numri i të shtruarve në spital dhe rasteve në terapi intesive. Nga 90 minuta, tani koha është 2 orë e 20 minuta.

“Kemi më shumë se 100 vatra infeksioni aktive në të gjithë vendin.Komiteti i Ekspertëve ka hartuar planin për lehtësimin gradual të masave. Hapja do të jetë graduale duke nga marrë të paktën dy javë nga njëra fazë te tjetra.Fillimisht do të hapen aktivitetet me më shumë efekt në ekonomi dhe më pak efekt në përhapjen e virusit. Rihapja e aktiviteteve do të shoqërohet me kufizime”,- tha ministrja Manastirliu.

🟢 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – PLANI I MASAVE PËR HAPJEN GRADUALE PËR EKONOMINË DHE PROTOKOLLET E DETYRUESHME PËR TU ZBATUAR. NGRIHET TASK-FORCA NDËRINSTITUCIONALE. BIZNESET KANË DETYRIM LIGJOR DHE MORAL PËR ZBATIMIN STRIKT TË MASAVE, NDRYSHE DO TË NDËSHKOHEN ADMINISTRATIVISHT DHE PENALISHT

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 22. April 2020