Plane për plazh? Priten shtrëngata shiu, ja surprizat e motit

106
Sigal

Moti do të surprizojë sërish këtë fundjavë. Nëse fundjavën e kaluar nuk arritët të bëni plazh, një gjë e tillë pritet të ndodhë sërish.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencës, pritet të shoqërohen me reshje shiu, të cilat në veri dhe qendër mund të jenë në formën e shtrëngatave.

Parashikimi i motit sipas Institutit të Gjeoshkencës:

ZJARRET NË PYJE
Pritet rrezik “I MODERUAR’’ në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të kufizuara, në qarkun Shkodër (Perëndim) pritet nivel “I LARTË’’.

PARASHIKIMI METEO
RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03), në pergjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 24 / 34 °C
në vendet malore: 17 / 32 °C.

ERA
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.