Moisi Dalipi: Ku po shkon kështu Flamurtari?

893
Sigal

Pamja që ofrojën  këto ditë ambientet në afrësi të  klubit të futbollit ”Flamurtari” është e zymët dhe trishtuese. Jashtë, brenda klubit dhe stadiumit  ka rënë një heshtje e  plotë që vret çdo mendim  që mund të kesh për futbollin vlonjatë. Dhe në lokalet përrreth kur dikur diskutohej  me aq zjarr për futbollin dhe Flamurtarin duket se kanë “ mbyllur” gojën. Dikush që të njeh nuk rri dot i qetë pa të bërë pyetjen:” Më falni, dini gjë kush do caktohet trajner dhe  kur do të  fillojë  organizimi i skuadrës së Flamurtarit për sezonin e ardhshëm“? Kur  shikon që përgjigjja vonohet  sepse  ka brenda saj një  far inferentetizmi për Flamurtarin dhe të ardhmen e tij togfjalëshi që mbyll këtë  bashkëbisedim të heshtur është:” Ku po shkon kështu Flamurtari”? Vërtet ku po shkon kështu Flamurtari? Këtë pyetje e bëjnë shumë njerëz këto ditë në Vlorë që shikojën  se si asnjë vit tjetër nuk po organizohet skuadra, nuk është caktuar trajneri dhe stafi, nuk është filluar nga stërvitja, nuk ofrohen kush të bëhet pjesë e ekipit dhe sa sa pyetje të tilla analoge  që mbeten pa përgjigje. Në fakt gjendja e krijuar është e paparanushme dhe si asnjë sezon tjetër.Vargu i premtimeve të  administratorit Idrizi për likujdim të detyrimeve  ndaj ish  futbollistëve dhe stafit të  skuadrës së sezonit të kaluar dhe ato për ngritjen e skuadrës së sezonit të ardhshëm  nuk kanë” prodhuar “ asnjë zhvillim të ri, duke  qëndruar sidhe shumë herë të tjera “një detyrim i njohur dhe pa zgjidhje  “. Në  opinioni sportiv me të drejtë e kanë  shqëtësim këtë  se cili do të jetë fati Flamurtarit për sezonin e ardhshëm? Në Vlorë pak e kundërshtojnë faktin  se skuadra e sezonit të kaluar e  drejtuar nga trajneri Ilir Daja është treguar profesioniste dhe e vlerësuar moralisht nga opinioni sportiv, sepse të  papaguar që nga muaj janar i këtij viti dhe  deri në fund të sezonit kaluar duke  respektuar fanelën  plotë  histori të  Flamurtarit edhe  pse besonin shumë  pak  tek  “premtimet” e bëra  njëra pas  tjetrës  se likujdimet e  pagave të prapambetura do bëhen sot, nesër, këtë  javë apo dhe muajin tjetër, duke realizuar objektivin si pak kush këto sezonet e fundit që siguruan me pikët e grumbulluara të drejtën për pjesëmarrje në Kupat e Evropës edhe pse mos liçesimi nuk  ka ardhur për fajin e tyre. Për të gjithë këto   opinioni sportiv në Vlorë  me një zë e thotë hapur “Faleminderit skuadrës dhe  trajnerit Daja”. Por vetëm kaq, sepse ata që e kishin për detyrim për të  kryer likujdimin financiar të merituar të kësaj skuadre  janë bindur dhe vet se dhe” premtimet “ nuk  bëjnë më punë pa zgjidhje konkrete. Fakti  që shumë nga këta futbollist kanë gjetur skuadra të tjera për sezonin e ardhshëm, por dhe  të tjerë që kanë mbetur janë në kërkim të një  skuadre  tjetër  është një sinjal i  keq se  tek  shumë futbollisët ka humbur besimi  për të  luajtur  futboll sezonin e ardhshëm  për Flamurtarin. Dhe si zakonisht për konsum janë hedhur  shprehjet  me etiketën “ Për sezonin e ardhshëm do bëjë këtë skuadër “. “Do të marrim këtë trajner”, ”Strategjia jonë  do jetë me futbollistët e rinjë të akememisë së klubit” e tjera të cilat çdo ditë që kalon fiken. Askush  nuk po shikon  skuadër  të organizuar e të  drejtuar nga  një trajner për të filluar përgatitjet për  sezonin e ardhshëm. Në “merkaton “ vlonjatë lakohet si pikë referimi emri trajnerin Julian Ahmataj për të marër drejtimin , por  gjërat duket se kanë ngrir për tu konkretizuar. Arsyeja është shumë e thjeshtë dhe  kuptushme . Lumi premtimeve të  pambajtura ka bërë efektin e tij negativë për të besuar dhe punuar  në Vlorë për Flamurtarin. Por jo vetem kaq, shumë futbollist vlonjatë  që kanë zgjedhur futbollin si profesion për të siguruar kushtet e  jetës  ju  ka humbur aq shumë besimi për të kontribuar për Flamurtarin saqë  shprehen  hapur “se  na vjen keq , por e kemi vendosur  nuk kthehemi  më  në skuadër “. Ky është një problem më vete  dhe  shumë shqetësues që do të  ketë ndikimin e tij  negativ   në sezonin e ardhshëm edhe pse kanë filluar të qarkullojën jo pak fjalë për “modelin”  e   skuadrës së sezonit të ardhshëm  që  sipas atyre gjoja po  kërkojnë  “shpëtimin “ e futbollit vlonjatë  do jetë me futbollistë  që  do të pranojën të paguhen si  amatorë . Në prononcimet e bëra këto ditë  në shtypin sportive për “çështjen” Flamurtari specialist të tillë si Sokol Kushta, Eqerem Memushi, Rapo Taho, Saimir Haxhiu, Daniel Xhafaj  dhe specialisti  financiar Arqile Mishtaku e kanë shfaqur hapur shqetësimine tyre dhe atë mbarqytetarë për gjendjen e krijuar tek  skuadra e Flamurtarit. Ata kanë dhënë dhe mendimet e tyre për një zgjidhje të mundshme, por askush nuk  kërkon të dëgjoj dhe veprojë edhe pse fillimi sezonit të ri po afron dhe si asnjëherë  tjetër  në Vlorë  skuadra ende nuk është organizuar. Por sikur të mos mjaftonin “ premtimet” e  administratorit Idrizi për ta zbutur  krizën  e skuadrës këto ditë pjesë e lojës  është  bërë i pranishëm  dhe  premtimi i bërë nga krybashkiaku Leli që më së fundi e ka   thënë një fjalë për Flamurtarit kur në një takim me  ish futbollistë  por dhe në prononcimet e  ditëve të  fundit është shprehur se:”Do ta zgjidhim  dhe çështjen Flamurtari duke  zbatuar ligjin për  sportin  duke  afruar mbështestës të tjerë  financiar”. Këto fjalë përbëjnë atë që jemi mësuar ta quajnë  “premtim” për të  kaluar rradhën  sepse  dhe nuk ka shpjegimet e nevojshme  kur dhe si do paguhen detyrimet e prapambetura të futbollistëve? Si do vazhdojë bashkpunimi me shoqërin që përfaqëson Sinan Idrizi  bashkia Vlorë pasi nga  buxheti  këtij viti nuk ka programuar dhe shpenzuar asnjë lekë për klubin Flamurtari edhe pse thuhet se bashkpunimi me  klubin dhe Sinan Idrizin ka qenë korrekt?. Pyetja  tjetër  në vijim  kërkon të thotë se cila është  përgjegjesia e pushtetit vendor për mos  kryerjen e  procesit të  privatizimit të klubit  të futbollit ku shumë herë është thënë se është ngritur një grup pune për vlersimin e aseteve të premtura me aq shumë bujë vitet e kaluara? Kush  mban përgjegjësi dhe si do zgjidhen  detyrimet financiare të palikujdura të cilat janë  bërë  një “ortek “ financiar  që  jo vetëm  nuk lejon mosliçesimin por  mund të sjellin  dhe penalizimin me pikë të  skuadrës që fillim të sezonit të ardhshëm ? Ka dhe shumë pyetje të tjera  ku veçojmë  atë  që është bërë   tashmë e  modës  si  “stadiumania “ por që Vlorë  është  bërë dhe dy vjet më parë  dhe të përsëritur  këto ditë që ka të bëjën me “premtimin” se do ndërtohet në Vlorë  stadiumi  nga më  mirët në Ballkan ? Flamurtari nuk ka një projekt për  skuadrën e të ardhmes  dhe nuk dihet  mirë cili  është  fati saj,  “premtimet e përsëritura për  stadium të ri ” duket qartë që janë thjeshtë   fasad dhe për të larguar  vëmendjen. Në këtë kuadër  ka vend për një pyetje për krybashkiakun Leli :’ Në buxhetin  e këtij viti nuk është programuar asnjë lekë për  skuadrën e Flamurtarit. Ku do të gjenden  fondet financiare që premtohen si mbështetje për të  zgjidhur krizën e Flamurtarit ?   Më mirë le ta  marrim me sportivitet edhe  këtë premtim të krybashkiakut Leli se :” Do ta zgjidhim  dhe çështjen Flamurtari duke zbatuar ligjin e sportit  dhe  do të  organizojmë ankand  për  privatizimnin e klubit  të futbollit ”  sepse brenda tij  nuk  ka objektiva dhe afate  konkret për zgjidhjen e problemeve  dhe krizën që ka mbërthyer  Flamurtarin sepse po afron  sezoni tjetër, dhe më mirë ti qëndrojmë  korrekt  pyetjes që  bëhet  çdo ditë në Vlorë: “Ku po shkon kështu Flamurtari”?