Plagosja në Laç, autori braktis makinën në kanal dhe ikën me armën e krimit

296
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja kriminale e ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Laçit, ku një shtetas u qëllua me armë zjarri.

Policia mësohet se ka identifikuar në kohë reale autorin e plagosjes së shtetasit Zef Marku.

Ai është identifikuar si I. Xh, nga fshati Gjorma.

Pas krimit autori ka braktisur makinën në një kanal dhe është larguar bashkë me armën e krimit në drejtim të paditur.

Ndërkohë, forca të shumta policore po krehin zonën dhe po ushtrojnë kontroll në banesën e autorit.