Xhixho: Sot unë jam me Ora News!

207
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për gjobat dhe kërkesën për mbyllje ndaj televizionit “Ora News”. “Sot unë jam me Ora News ! Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e njeriut nuk mund të asgjesohet, nuk mund të ekzekutohet nga një pushtet autokratik që po përdor pandeminë për të shtypur të drejtat tona dhe vendosur diktaturën”,- shprehet Xhixho në një reagim në Facebook.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:

“Sot unë jam me Ora News !

Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e njeriut nuk mund të asgjesohet, nuk mund të ekzekutohet nga një pushtet autokratik që po përdor pandeminë për të shtypur të drejtat tona dhe vendosur diktaturën.

Këshilli i Europës, Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë apeluar me forcë që pandemia mos përdoret për të shtypur mendimin kritik apo debatin.

Ndërkohë ky pushtet diktaktorial kërcënon me mbylljen e RTV Ora News që ka ushtruar me përgjegjshmëri misionin e tij për të informuar qytetarët me të vërteta shumë të hidhura për këtë qeveri. Asnjë veprim i tille kriminal në kohë pandemie nuk mund të na e mbylli gojën”.