Plagosja e shtetasit egjiptian në Morinë, prokuroria e Kukësit jep detajet: U arrestuan dy fierakë teksa…

106
Sigal

Një shtetas egjiptian ka mbetur i plagosur ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës.

Prokuroria e Kukësit bën me dije dy qytetarë nga Fieri janë kapur në flagrancë duke transportuar në mënyrë të paligjshme emigrantë të ardhur nga vendet e treta.

Në njoftimin zyrtar thuhet se punonjësi i policisë me inicialet K.B ka plagosur rëndë nga pakujdesia një shtetas egjiptian.

“Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrance të shtetasit: K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V.Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: E.M. lindur në Fier; dhe E.H lindur në Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA. Me cilësinë e proves materiale, u sekuestrua një automjet fugon Ëolksvageni marrë me qera. Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane. Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes”-thuhet në njoftimin e prokurorisë.