Ngricat dhe akulli shkaktojnë probleme në Korçë dhe Pogradec, 40 qytetarë përfundojnë me fraktura

29
Sigal

Ngricat dhe akulli kanë shkaktuar probleme në Korçë dhe Pogradec, ku 40 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e frakturave në pjesë të ndryshme të trupit.

25 qytetarë në Pogradec dhe 13 në Korçë kanë pësuar fraktura të rënda si pasojë e rrëshqitjes në akull. Frakturat janë kryesisht të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme. Sakaq mësohet se dy pacientë nga Korça dhe Pogradeci, të cilët janë në gjendje të rëndë janë dërguar në Spitalin e Traumës për një trajtim më të specializuar.

Shumica e qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë në spitale për shkak të traumave janë kryesisht të moshave të treta, mbi 80-vjeç. Mjekët apelojnë që moshat e treta të kufizojnë lëvizjet në rrugët ku ka prezencë akulli, pasi edhe traumat e lehta mund të sjellin pasoja serioze tek kjo kategori.