Plagosen dy persona në Tiranë, reagon Policia: Ja gjendja shëndetësore e dy të rinjve (EMRAT)

176
Sigal

Policia ka reaguar zyrtarisht për plagosjen e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në zonën e “ish-parkut të autobusave” në Tiranë.

Bëhet fjalë për dy të rinjtë Aleksander Nikolli dhe Xhulio Vela kanë mbetur të plagosur në rrethana ende të paqarta ndërsa ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.