Pipero: Në Shqipëri mund të jenë 650 të infektuar me koronavirus

303
Sigal

Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” se numri i të infektuarve të konfirmuar me Covid-19 në vendin tonë, mendohet se është me i lartë se 64, shifra zyrtare e datës 19 mars.

“Epidemia ka formën e ajsbergut, majën i shohim akoma, ne mund të evidentojmë ata persona që kanë ankesa apo kanë kontakt me të infektuarit. Numri i të infektuarve mendoj se është më i madh.

Të paktën 10 herë më i madh, pra duhet të kemi 650 të infektuar, pavarësisht se ata mund të mos kenë asnjë shenjë.

Por në rast se ata nuk zbatojnë këshillat dhe urdhrat e izolimit, janë burim infektimi për të tjerët. Ndaj u lutemi që të rrinë në shtëpi” – tha Pipero.