Petro Koçi në ministerin e NATO-s: Shqipëria pjesëmarrëse në forcën pararojë 2016-2018

512
Veprimet agresive të Rusisë në lindje të Aleancës, si dhe paqëndrueshmëria në rritje në kufijtë jugorë, shkaktuar nga aktiviteti në rritje i ISIL, ishte në focus të diskutimeve gjatë punimeve të Ministerialit të radhës I vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel. Në punimet e këtij ministerial që u fokusua edhe në disa çështje të rëndësishme me të cilët po përballet sot Aleanca, mori pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se në këtë takim aleatët diskutuan për mjedisin aktual të sigurisë dhe rreziqet që vijnë nga lindja dhe jugu. Për të përballuar gjithë këto sfida, ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO ranë dakort për një qëndrim gjithëpërfshirës në funksion të mbrojtjes së çdo vendi anëtar. Shqipëria deklaroi pjesëmarrjen në forcën pararojë të NATO për vitet 2016-2018, kontribut ky që u cilësua si mjaft pozitiv. Në këtë kuadër Shqipëria do të bashkëpunojë me Spanjën, Britaninë e Madhe dhe Italinë në përmbushje të angazhimeve të përbashkëta ushtarake gjatë trevjeçarit të ardhshëm.
Zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, theksoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Ukrainës, si dhe nënvizoi kontributin e vendit tonë me fonde, veshje ushtarake dhe vëzhgues në kuadër të OSBE. “Ky do të jetë një nga kontributet më të rëndësishme që jep Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duke i’u përgjigjur një situate e cila është shqetësuese në krahun lindor të aleancës sepse Rusia vazhdon të jetë agresive jo vetëm në Ukrainë por edhe duke demonstruar veprime të tipit nuklear apo ndërmarrje të tjera hibride të cilat sigurisht të cilat e shqetësojnë dhe rrezikojnë stabilitetin e Europës edhe të vendeve anëtare të NATO-s.
Sigal