Dje ne kuvend u votuan me konsensus ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit.
Po a i dhane pergjigje problemeve parimore qe shqetesojne funksionimin e llogaridhenies dhe garantimin erolit te opozites ne Kuvend?
Pergjigja eshte e thjeshte.Keto ndryshime ishin nje kozmetike pa ndonje permbajtje dhe per me keq konsoliduan disa monente parimore negative.
Edi Rama perbuz opoziten, refuzon dhe nuk i pergjigjet kerkesave te opozites per te raportuar ne Kuvend dhe jo rralle çon bedelë ministra per te bere sikur kthejne pergjigje.
Kesaj situate duhej ti jepte pergjigje Rregullorja me detyrime te qarta qe nuk mund te anashkalohen e kapercehen, por per fat te keq kompromisi i djeshem konsensual kete problem kyç nuk e zgjidhi aspak.
Por e kunderta ndodhi.Komisionit Xhafa ju shtuan kompetencat.
Aty dhe vetem aty te Komisioni Xhafa do te raportoje SPAK dhe jo më ne debat te hapur ne sallen e Kuvendit perpara te gjithe deputeteve megjithse SPAK eshte ngritur me voten e 140 deputeteve te Kuvendit ne 21-22 korrik 2016.
Komisioni Xhafa nga dje u be akoma edhe me shume super kontrolluesi i te gjithe institucioneve te pavarura duke bere de facto nul komisionet e perhershme te Kuvendit.
Mjerisht i gjithe ky proces u krye pa asnje trasparence, me logjiken e faktit te kryer dhe duke i perjashtuar jo vetem deputetet por edhe kryetaret e grupeve te tjera parlamentare.
Perfundim:
Kompromisi jepet per çeshtje parimore dhe per te zgjidhur ngerçe te medha politike dhe per te jetesuar llogaridhenien reale te qeverise ne Kuvend.
Kompromisi per te shtuar ca keshilltare te opozites ne Kuvend, qe do marrin rroga eshte shperdorim i ketij instrumenti politik.
Kur keto mekanizma te ndryshkur mbeten po ato dhe kur dhuna e maxhorances ne Kuvend nuk merr pergjigje nga Rregullorja kujt i duhet ky kompromis.
Serish Rama nuk do te vije te raprtoje ne Kuvend, serish Xhafa do ushtroje shantazhin qe do Rama dhe serish deputetet e opozites do denohen dhe per me keq SPAK nuk do te raportoje më si deri dje perpara te gjithe deputeteve megjithse ka ne duart e tij çeshtjet me te rendesishme te korrupsionit dhe krimit te organizuar, por vetem petpara komisionit Xhafa.
Ndaj pyetja mbetet:
Kujt i duhej ky kompromis konsensual i tille, qe nuk sherbeu per thelbin, por per siperfaqen si dhe krijimit te nje iluzioni te rreme se mes rilindjes se korruptuar e te dhunshme dhe opozites se dhunuar e te shtypur prej saj paska nje dialog dhe kompromis?



















