Petrit Vasili: Hajdutëria u vulos! Kush do u dalë për zot parave të qytetarëve që u vodhën nga bordet e çmimeve?

106
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se deputetët e Partisë Socialiste janë të gjithë në regji për të vendosur Kuvendin nën thundrën e kryeministrit Edi Rama. Komentet Vasili i bëri gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, ku tha se Gjykata Kushtetuese “vulosi” hajdutërinë me bordet e çmimeve.

Vasili tha se deputetët duhet të ngrihen dhe të kërkojnë ndjesë për paratë e qytetarëve që u vodhën nga bordet e çmimeve.

“Të gjithë së bashku, përfshi edhe kryetaren e Kuvendit jeni në regji për të vendosur Kuvendin nën thundrën e Kryeministrit. Jeni të gjithë njësh që e gjithë axhenda e Parlamentit është një aneks i Kryeministrit. Qytetarët kanë thënë që këtu jepet llogari dhe bashkë me mandatin që merr kryeministri, jep llogari në Kuvend. Doni modelin e para viteve 90’? Ka vdekur ai model, nuk kthehet më ai model. Sado të bëni ju, ta lëpini e ta bëni, nuk ngrihet.

Hajdutëria u verifikua, u vulos. Kush do u dalë për zot parave të qytetarëve, që u vodhën nga bordet e çmimeve? I thoni qeverisë që është turp i madh, si na E mbani atë bordin. Gjithashtu elementi tjetër që ju doni të bëni, është se doni të bëni eleminimin fizik nga llogaridhënia. Jemi bërë qesharakë. Nuk kuptoni ku është koha. Mendoni se gjërat nuk do thuhen duke u mbyllur gojën deputetëve. Vetëm degradoni sallën e Parlamentit.

Disa prej jush kur ishin në opozitë janë ngjitur deri në foltoren ku është Nikolla dhe askush nuk ju ka penguar. Standartin e bubuzelave ju e keni vënë. Ju i keni shpikur edhe bllokimet e bulevardeve. Kushdo tjetër që ta përdori është amorale. Jeni thjesht dhe vetëm qesharakë”,- u shpreh Vasili.