Kryebashkiakja Sako takim me DRAP Durrës. Përqëndron vëmendjen te mbikqyrja e  investimeve nëpër lagje, gati rrugë të reja

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, për të analizuar punën vjetore të DRAP.

Sako shkruan se në këtë mbledhje u analizuan sektorët e mëposhtëm: Burimeve Njerëzore Shërbimeve dhe Statistikës; Zhvillimit dhe Kurrikulës Profesionale; Inspektimit dhe Vlerësimit të Cilësisë.

Sigal

Vëmendje kanë marrë edhe investimet në infrastrukturë. Lagjja nr.17 në Durrës do të ketë së shpejti një rrugë të re. Punimet për përfundimin e saj i ka ndjekur nga afër kryebashkiakja Emiriana Sako. Sako ka bërë të ditur se më herët në këtë zonë është mbyllur kanali i ujërave të bardha, një përmbushje kjo e “kërkesës kryesore të banorëve”.

Duke ndjekur nga afër punimet në rrugën “Papa Klementi II” në lagjen 17. Ajo shprehet: “Bashkëbisedova edhe me banorët e zones, të cilët kishin kërkesë kryesore mbylljen e kanalit dhe rrugën e re, angazhim, të cilin ne e kemi përmbushur.

Në një investim të mëparshëm kemi mbyllur kanalin e ujërave të bardha dhe sipër tij vijon puna për rrugën e re.

Punimet në këtë rrugë me gjatësi rreth 700 metra përfshijnë kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, asfaltimin, trotuaret dhe ndriçimin.