Peshqit e Jonit dhe Adriatikut, pasuri e hapësirës së mrekullueshme detare

10574
Deti Jon
Deti Jon, është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik. Në lindje kufizohet nga Shqipëria jugore dhe Greqia perëndimore me një sërë ishujsh si Korfuzi, Zákynthos, Qefallonia, Itaka dhe Leukas, kurse në perëndim kufizohet nga brigjet e Siçilisë dhe Italisë jugore. Midis Apulies dhe Kalabrisë gjendet Gjiri i Tarentit.
Deti Jon, është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për erërat e tij të qeta. Ai është deri në 4206 metra i thellë. Në detin Jon derdhen Lumi Kalama dhe Lumi i Artës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj. Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë i Mesdheut, (me një thellësi që arrin në 5267 m tek humnera Kalipso), është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë.
Shtrirja e detit Jon në Shqipëri 
Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen nga Uji i Ftohtë në Vlore deri në Kepin e Stillos me një gjatësi prej 151 km, me tipare të ndryshme. Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është kryesisht i lartë e shkëmbor. Në këtë bregdet plazhet janë te rralla dhe zallore. Ka edhe sektorë te tjerë te tij në të cilët malet u lëne vend fushave te vogla. Në grykëderdhjen e lumit të Kalamasit dhe të lumit të Pavllës, brigjet janë të ulëta e fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të moçalizuar. Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit, ujërat e kaltra dhe të tejdukshme të detit u japin këtyre plazheve vlera të mëdha turistike.
Veçoritë kryesore të detit Jon
Dallohet për intensitetin e madh abraziv, për shkak se deti është i thellë e derdhjet e lumenjve mungojnë. Si pasojë, dallgët mund të arrijnë një lartësi deri në 4 m, duke u përplasur fort me brigjet shkëmbore. Në këtë mënyrë ato thyhen e formojnë thyerje të ndryshme si dhe të çara zakonisht vertikale, që arrijnë deri në lartësinë 100 m. Në bregun Jonian ju do të zbuloni disa gjire të vogla dhe plazhe mjaft te rehatshme. Përgjatë tij mund të gjesh gjire të mëdhenj tektonik siç janë: Gjiri i Vlorës, Porto Palermos, Gjiri Sarandës etj. Plazhet dhe gjiret ofrojnë mundësi më të mëdha për zhytje, vozitje, peshkim etj. Bregu i Rivierës Shqiptare karakterizohet nga temperature te larta. Rrjedhimisht kulturat dhe pemët subtropikale, të cilat gjejnë kushtet te favorshme për t’u rritur. Riviera është një nga bukuritë e rralla të natyrës Shqiptare dhe një nga vendet më piktoreske të Mesdheut, me një potencial turistik të lartë, i cili ne vitet e fundit ka filluar të përdoret dhe zhvillohet gjerësisht. Prezenca në Shqipëri e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, deltave etj. tregon zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Klima tipike mesdhetare krijon kushte ideale për pushime në deltat e lumenjve dhe brigjet shqiptare në përgjithësi. Në pjesën më të madhe të bregdetit, kryesisht në jug, pushuesit mund ti fillojnë pushimet e tyre duke filluar që nga fundi i prillit, deri në tetor. Bregdeti Shqiptar duke qenë i populluar që në antikitet, krijon mundësi, për t’u njohur edhe me historinë Shqiptare, kulturën e të veçantat e tyre.
Deti Adriatik
Deti Adriatik, është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik është Italia, kurse në lindje deti lag brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundmi Shqipërisë deri në Vlorë, ky qytet në jug të së cilit gjendet Deti Jon. Ka një sipërfaqe 138 595 km katrorë, thellësia më e madhe arrin 1330 m. Temperatura mesatare e ujit në korrik arrin 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius. Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjatë tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj, që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani. Deti Adriatik është i gjerë nga veriperëndim të juglindje për 820 kilometra dhe një mesatare prej 160 km. Gjerësia maksimale është rreth 220 kilometra. Pjesa jugore është dukshëm më e ulët, duke arritur midis Durrësit dhe Barit, me 1.260 metra të thellë të saj më e madhe. Fundi jugor i detit është në ngushticën e Otrantos, ku distanca midis Italisë dhe Shqipërisë është 71 kilometra. Përmbajtjen e kripës në të është rreth 2,5%. Pjesa veriore është e cekët me shumë laguna. Brigjet italiane po bëhen gjithnjë e më tepër malore në jug nga delta 
Shtrirja e detit Adriatik në Shqipëri
Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin në perëndim dhe gadishullit të Ballkanit në lindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan atë me detin Jon. Deti Adriatik është i gjatë 820 km Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 325 km. Pjesa më e madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të mëdha (disa dhjetëra kilometra të gjata dhe deri në disa qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët. Ndër to dallohet, plazhi i Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj. Në këto plazhe pushojnë me mijëra turistë vendas dhe të huaj. Në këtë bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte detare. Në to ndodhen edhe portet më të rëndësishme të gjithë vendit (Durrësi, Vlora, dhe Shëngjini). Në jug të Shkodrës në Shqipëri shtrihet përgjatë brigjeve të Gjirit të Drinit dhe më tej në jug, një ultësirë të gjerë me shumë, disa, plazhet e pacenuar rërë. Në Vlorë, bregdetit Adriatik, duke i dhënë fund vetëm në jug të qytetit fillon Riviera shqiptare përgjatë detit Jon. Klima karakterizohet nga një verë shumë e ngrohtë, e thatë dhe e thatë dhe e butë, nganjëherë me shi dhe i lagësht të dimër. Në verë ka klimë të qëndrueshme. Në dimër, rajoni i Adriatikut është nën ndikimin e presionit të ulët nga zonat e Atlantikut. 
Llojet e peshqve që rriten në detin Jon dhe Adriatik 
Qefulli 
Qefulli është peshk i ujërave të kripura që gjendet si në Jon dhe në Adriatik. Jeton në tufa, dhe arrin peshën deri në 5 kg për një ekzemplar. Në Shqipëri, numërohen rreth 8 lloje qefujsh: Cumra, kryeholli, kryeziu, veshverdhi, qefulli me buze etj. Ushqehet pothuajse me gjithçka, gjithashtu është ushqim për shumë grabitqare, peshq të tjerë. Gjendet pothuajse gjatë gjithë vitit në afërsi të brigjeve, por noton disa kilometra edhe neper grykat e lumenjve. Edhe në porte, ka shume prej tyre, që ushqehen me mbeturinat që hedhin anijet. Ka mish te shijshëm, i cili ndryshon nga vendi ku gjuhet. Nuk është fort i shijshëm qefulli që rritet në afërsi të porteve. Është peshk që përshtatet shumë mire me kushtet.
Levreku 
Levreku është një ndër peshqit më të shijshëm, që rritet në detet tona. Gjendet më shumë në muajt e dimrit, pranë brigjeve. Ushqehet me peshq të tjerë, qefull, shtiza etj Arrin me raste edhe në 14 kg për një ekzemplar. Kur është i vogël, afër 300 gram, ka mbi trup pika te zeza te çrregullta, të cilat zhduken kur rritet. Kur është me pika, peshkatarët e quajnë çafër. Është një gjuetar i pamëshirshëm, i cili ushqehet pothuajse vetëm me peshq të gjallë. Mbas viteve ‘97 është pakësuar shumë, si pasojë e gjuetisë me dinamit. Noton në fund të detit, ku lëshon dhe vezët në muajt shkurt-mars. Edhe ky lloj peshku ikën disa kilometra në gryken e lumenjve, por jo aq sa qefulli. Ky lloj peshku e ka mishin e bardhe dhe të shijshëm.
Bishtmëllenja 
Bishtmëllenja ose rombo, siç i thonë ndryshe peshkatarët. Ky lloj peshku jeton në vendet që kanë fund ranor. Ushqehet me peshq të tjerë. Është shumë karakteristik, pasi është në formë rombi dhe ka aftësinë të fshihet në rërë, ku ruhet nga gjuetaret e tjerë, si dhe gjuan për vete. Arrin peshën deri në 5-6 kilogram. Ka mish të shijshëm. Në afërsi të brigjeve gjendet pothuajse gjatë gjithë vitit, por më shumë në muajt tetor-nëntor. Është dy llojesh. Njëri prej tyre është me disa gjemba mbi kurriz, dhe është me i shijshëm. Që të provosh shijen cilësore të mishit të këtij peshku, duhet të jetë mbi 2 kilogram. Llojet e këtij peshku gjenden me shumicë në detin Adriatik.
Ngjala e egër
Ngjala e egër, ose ngjala e detit, është në formë gjarpri, me ngjyrë karote. Ka dhembë të mprehtë dhe ushqehet me peshq të tjerë, kryesisht të ngordhur. Gjendet si në detin Adriatik ashtu dhe në Jon. Preferon fundet shkëmbore. Arrin deri në 2 metra gjatësi, dhe me peshe që i kalon 50 kilogramët. Nuk preferohet në të ngrënë, për shkak të halave të shumta që ka. Mbas vitin 1997 është shtuar zhdukur masivisht, si pasojë e gjuajtjes me dinamit nga peshkatarët. 
Peshku shtizë
Peshku shtizë ka ngjyrë të argjendtë, dhe gjendet në të 2 detet tona. Është ushqim shume i shijshëm si për njerëzit, ashtu edhe për peshqit e tjerë. Quhet shtize, sepse e ka gojën në formën e shtizës, me dhëmbë të imët. Ushqehet me peshq më të vegjël, si dhe me shtiza me të vogla. Ky lloj peshku në fillim e godet gjahun e tij, pastaj e gëlltit, Karakteristikat e këtij lloj peshku janë: nuk ka hala, përveç shtyllës kurrizore, që e ka ngjyrë blu. 
Salmoni
Peshku salmon është një ndër më të njohurit për aftësinë që ata kanë për të notuar kundër rrymës. Kjo aftësi shfaqet kur ngjitin ujëvarat gjatë periudhës së shumimit. Vitet e fundit ka pasur një rënie tragjike të numrit të peshqve që notojnë kundër rrymës për t’u shumuar. Është shumë i shëndetshëm për organizmin, duke filluar nga zemra e deri tek truri.
Midhjet
Dateri, që në shqip quhet “shpuesja e shkëmbit”, është një lloj midhje që bën pjesë te molusqet (butakët) dykapakorë (Bivalvia). Emri shkencor i saj është Lithophaga lithophaga (L., 1758), ndërsa emri dateri vjen nga italishtja (dattero di mare) dhe do të thotë “hurmë deti”. Quhet kështu, sepse forma dhe ngjyra e saj ngjajnë me hurmën e Arabisë. Për këtë arsye thirret me emrin “hurmë deti”, ose “midhje hurmë” në gjuhën e shumicës së vendeve ku është e pranishme. Emri në shqip, “shpuesja e shkëmbit”, është mjaft kuptimplotë dhe përputhet me emrin shkencor “Lithophaga”, që do të thotë “ngrënëse e shkëmbit”, pasi kjo midhje shpon shkëmbinjtë gëlqerorë dhe strehohet brenda tyre. Guaska e kësaj midhjeje përbëhet nga dy kapakë të barabartë, është e ngushtë, e zgjatur, pjesërisht cilindrike, e shtypur në pjesën e përparme. Nga jashtë guaska ka ngjyrë kafe, të çelur ose të errët, ndërsa nga brenda guaska është e bardhë, shpesh me nuanca të verdha ose të kaltra. Gjatësia mesatare luhatet nga 6 cm – 8 cm, ndërsa gjatësia maksimale 10 cm – 12 cm. Ky lloj është i përhapur në të gjithë Mesdheun.
Sigal